The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Trupi Gjykues në rastin e pretenduar penal kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa në Hagë i ka dhënë fund paraqitjes së provave

Trupi Gjykues në rastin penal kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa në Hagë i ka dhënë fund paraqitjes së provave dhe ka urdhëruar palët që të dorëzojnë dosjet e tyre përfundimtare deri më 21 korrik. Gjithashtu është caktuar periudha 13 deri më 15 shtator për dhënien e deklaratave përmbyllëse. Për dëgjimin e deklaratave përmbyllëse, Trupi Gjykues e ka lënë ditë rezervë 16 shtatorin. “Më 20 qershor 2022, Trupi Gjykues i dha fund paraqitjes së provave në çështjen Mustafa, i urdhëroi palët të dorëzojnë dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare deri më 21 korrik dhe caktoi periudhën nga 13 deri më 15 shtator, për dhënien e deklaratave përmbyllëse”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së. Gjykimi kundër  Salih Mustafa ka filluar në shtator të vitit 2021. Në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shumë prej të cilëve të mbrojtur dhe në seanca të mbyllura apo të redaktuara. Ndërsa mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur 15 dëshmitarë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …