Mirosllav Lajçak

Miroslav Lajçak ka deklaruar se Samiti BE-Ballkani Perëndimor i ka zhgënjyer sërish vendet e këtij rajoni

Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak  ka deklaruar se Samiti BE-Ballkani Perëndimor i ka zhgënjyer sërish vendet e këtij rajoni. Ai ka saktësuar  se ata kanë ndërmarr vendime për Evropën Lindore, por jo edhe për Ballkanin Perëndimor. “Ne morëm një vendim gjeopolitik për Evropën Lindore, por nuk mund të kemi të njëjtin këndvështrim strategjik për Ballkanin Perëndimor. Kjo gjeneron zhgënjim të thellë në rajon. Jam krenar për udhëheqjen tonë evropiane në Lindje, por ne duhet ta rifitojmë atë për fqinjët tanë juglindorë”, ka shkruar Lajçak

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …