Antonio Guterres

Antonio Guterres: Ne këtë vit ekziston një “rrezik real” i krizave të shumëfishta të urisë

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka deklaruar se këtë vit ekziston një “rrezik real” i krizave të shumëfishta të urisë. Ai ka kërkuar në mbledhjen e ministrave për sigurinë ushqimore, që të ndërmerren hapa praktikë për të stabilizuar tregjet ushqimore dhe për të zvogëluar paqëndrueshmërinë e çmimeve të mallrave. “Ne përballemi me një krizë urie të paprecedentë. Lufta në Ukrainë ka komplikuar edhe më shumë problemet që kanë lindur prej vitesh: ndryshimet e klimës, pandemia Covid-19, rimëkëmbja thellësisht e pabarabartë”, ka thënë Guterres në takimin virtual të zhvilluar në Berlin. Më shumë se 460,000 njerëz në Somali, Jemen dhe Sudanin Jugor janë në kushte urie ekstreme, sipas Klasifikimit të Fazës së Sigurisë Ushqimore të Integruar, një shkallë e përdorur nga agjencitë e OKB-së, organet rajonale dhe grupet e ndihmës për të përcaktuar pasigurinë ushqimore. Ky është hapi përpara shpalljes së urisë në një rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …