akademija

Në Fjalorin e Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve fyhen shqiptarët

Në Fjalorin e Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve i botuar disa ditë më parë, në mes tjerash shkruan se shqiptarët janë agresorë, okupatorë dhe se kulturën e gjuhën përmes agresionit ua imponojnë të tjerëve me qëllime për t’i “shqiptarizuar”.Lidhur me këtë ka reaguar deputeti shqiptar,  Nik Gjeloshaj, i cili ka akuzuar Akademinë malazeze të Shkencave dhe Arteve se po fyen, po përhapë gënjeshtra dhe të pavërteta. ”Shqiptarët si komb, gjithmonë gjatë historisë, edhe pse në vetvete kanë 3 besime dhe janë pothuajse në të gjitha vendet e botës, kemi qenë shembull për të gjithë, nuk kemi luftuar kurrë në mes veti, kurrë nuk kemi sulmuar as pushtuar askënd, e ndoshta dikujt i pengojnë këto fakte, dhe se ne gjithmonë jemi mbrojtur, e së fundi edhe u mbrojtëm dhe u bëmë partnerët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara. Gjeloshaj tha se me keqardhje konstaton se një institucion i tillë përhap gënjeshtra dhe promovon vepra të tilla. “Ftoj institucionet përkatëse, kryetarin e Kuvendit, Qeverisë dhe kryeministrin, që të reagojnë dhe të dënojnë këtë Fjalor, ndërsa Akademia malazeze e Shkencave dhe Arteve menjëherë të tërheqin fjalorin në fjalë. Në të njëjtën kohë pres që Akademia dhe krerët e shtetit të kërkojnë falje. Na bazë të kësaj, për fat të keq, mund të konkludojmë se në Prokuroria e Lartë e Shtetit gjendet në “pushime”, sepse në çdo shtet ligjor do të kishte reaguar dhe ndaluar që një fjalor i tillë të vihet në dispozicion të publikut, dhe si shkallën e fundit, do të nisë një hetim kundër atyre që janë përgjegjës”, përfundoi Gjeloshaj. (kultplus)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …