Ministria e Arsimit njofton se më fillimin e vitit të ri shkollor arsimit dual i shtohen edhe 8 drejtime të reja profesionale

Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk është kundër Kontratave Kolektive por kundër zbatimit të tyre në formën e deritashme

Asociacioni i Komunave të Kosovës në mbledhjen e Bordit ka vendosur që të nis procedurën për të paditur Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për nënshkrimin e Kontratave Kolektive për arsim dhe shëndetësi pa konsultim e dakordim me Komunat derisa zbatimi i tyre u tha se po bëhet në dëm të buxheteve komunale. Bordi ritheksoi që Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk është kundër Kontratave Kolektive por është kundër zbatimit të tyre në formën e deritashme duke ua marrë mjetet financiare komunave kur palë nënshkruese janë institucionet qendrore. Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes përfaqësuesve të saj në Komisionin e Granteve Komunale edhe këtë vit kërkoj nga Qeveria që të planifikohet dhe të ndahet buxhet për zbatimin e këtyre Kontratave, por edhe këtë herë kjo kërkesë e AKK-së është refuzuar.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …