leoni

Deklarata e Avokatit të Popullit

Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur me Projektligjin për pagën minimale

Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur me Projektligjin për pagën minimale, i miratuar në parim, por shprehet se me shqetësim janë duke i ndjekur kundërshtimet karshi ndryshimeve që ka përfshirë ky proces. Avokati i Popullit, Naim Qelaj në një intervistë për KosovaPress shprehet se janë duke e analizuar procesin e hartimit të këtij projektligji dhe se në ditët në vijim do të dalin me një qëndrim. Përpos debatit dhe kundërshtimit të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, qeveria është akuzuar se po lë jashtë nga ligji i pagës minimale edhe të verbrit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët. “Në institucion nuk kemi pranuar ankesë, por padyshim që ne e kemi përcjell me shqetësim krejt ngjarjet që kanë ndodhur sa i përket ndryshimit të Ligjit për pagën minimale dhe përjashtimit në njëfarë mënyre të disa kategorive sociale nga rritja e mbështetjes financiare me propozim të ligjit që është aprovuar në lexim të parë, tha Avokati i Popullit

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Koalicioni opozitar synon të marrë mbi 60% të votave dhe të qeveris pa bashkëpunim me Kurtin

Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se koalicioni opozitar …