Edward Joseph

Eduard Joseph: Marrëveshja për energjinë mes Kosovës e Serbisë, nuk nënkupton që një proces i tillë çon tek njohja reciproke

Profesori amerikan dhe eksperti i çështjeve me politikat e jashtme, Eduard Joseph, e ka vlerësuar si gjë të mirë pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë për punën e energjisë në veri të Kosovës. Megjithatë Joseph thotë se një gjë e tillë nuk nënkupton që një proces i tillë çon tek njohja reciproke. I pyetur nëse arritjen e kësaj marrëveshje e sheh si shenjë që Kurti mund të ndryshojë për Asociacionin, Joseph ka thënë se nuk do të hidhej në një konkluzion të tillë. Profesori amerikan thotë se Asociacioni duhet të diskutohet në kuadër të kornizës së marrëveshjes finale ku Kosova merr njohjen nga Serbia. Ai thekson se Kosova duhet të implementojë vendimet e gjykatave, në mënyrë të veçantë atë për pronat e Manastirit të Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-diplomati amerikan, Thomas Cantriman nuk pajtohet me konstatimin se Amerika ka qasje më të butë ndaj Serbisë. Duke folur për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës, ai ka deklaruar se konfirmimi i shtendosjes nuk shihet në fjalë, ose në kushtet e marrëveshjes, por në veprimet e autoriteteve të Kosovës dhe të komunitetit serb. Duke folur për Zërin e Amerikës, ai është shprehur se nëse nuk është fjala për një tërheqje e plotë, atëherë së paku kjo do të bëhej duke e zvogëluar numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në Veri dhe lëvizje që do të tregonin një kuptim të nevojës për pajtim politik dhe vendosjen e udhëheqjes së re legjitime në komunat në veri të Kosovës. Contryman ka theksuar se nuk pajtohet me pretendimet e palës së Kosovës se komuniteti ndërkombëtar ka një lloj qasje më të butë ndaj Serbisë, për ta distancuar atë nga Rusia. Brukseli dhe Uashingtoni po provojnë të zgjidhin çështjet e hapura në rajon. Një gjë e tillë nënkupton aplikimin e diplomacisë së qetë, ndonjëherë shumë të zëshme dhe të pa ekuivokë. Unë e kuptoj një perceptim të tillë të realitetit, por ata që e bëjnë këtë, nuk i kuptojnë arsyet që mund çojnë në një qasje të tillë, ka thënë Countryman.

Thomas Countryman: Çështja e Kosovës nuk do të jetë prioritet për presidentin e ardhshëm Trump

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Thomas Countryman, ka deklaruar se nën udhëheqjen e …