Kulturat bujqësore në Kosovën Lindore janë dëmtuar edhe nga diskriminimit që i është shqiptarëve atje nga Serbia

Në Kosovën Lindore janë dëmtuar sipërfaqe të mëdha me të mbjella të kulturave bujqësore nga breshëri. Dëme më të mëdha janë evidentuar në komunën e Bujanocit ku në një pjesë të territorit të saj është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i Komunës së Bujanoc ka formuar komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara. Banorët e Kosovës Lindore kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre sepse vetëm zona e tyre nuk është e mbuluar me sistemin raketor kundër breshëritë. Ata kanë thënë se përderisa në shumë zona të Serbisë ekzistojnë qendra raketore kundër breshrit, në rajonin Luginës së Preshevës nuk ka asnjë të tillë e cila do të parandalonte rënien e breshëritë, dukuri kjo e cila edhe herave tjera ju ka shkaktuar dëme të mëdha në kultura bujqësore dhe asnjëherë nuk është ndërmarr ndonjë hap për ndërtimi e qendrave të tilla edhe në këtë zonë të banuar me shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …