Eduard Jospeh: Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor

Edward Joseph: Në mënyrë indirekte pushtimi rus në Ukrainë paraqet kërcënim edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor

Duke folur për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në rajone tjera, ligjërues në Universitetin për Studime të avancuara Ndërkombëtare “John Hopkins”, Edward Joseph, ka deklaruar se në mënyrë indirekte pushtimi rus në Ukrainë paraqet kërcënim edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai ka shtuar më tutje se shumë njerëz janë të brengosur, sidomos në Bosnjë nga një luftë e befasishme. “Nuk mund ta përjashtoni atë. Nuk mund të thoni se nuk do të ndodhë. Ose, se aspak nuk do të ndodhë ndonjë konflikt në Kosovë. Kështu që, mundet të ndodhë”. Gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Eduard Xhozef ka thënë se ndikimi rus dhe objektivat ruse janë të përmbushura edhe pa luftë. “Putini nuk fiton në Ballkan vetëm nëse ka luftë të re. Jo, Putini fiton me këtë ‘status quo’. Putini fiton duke ruajtur mungesën e stabilitetin në këtë rajon”.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …