Pas arritjen në Gjermani, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden është pritur në takim nga kancelari i vendit mikpritës, Olaf Sholz. Temë qendrore e takimit mes tyre ka qenë lufta në Ukrainë dhe hapat që duhet të ndërmerr perëndimi. Duke folur për këtë çështje, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden ka deklaruar se Perëndimi duhet të qëndrojë i bashkuar kundër pushtimit të Ukrainës. “Putini ka llogaritur që nga fillimi, se në një farë mënyre NATO dhe G7 do të ndahej dhe… por ne nuk e kemi bërë dhe nuk do ta bëjmë ndonjëherë.” Ai theksoi më tutje se Perëndimi nuk mund ta lejojë Putinin t’ia hedhë dhe se s’mund të lihet lufta të vijojë të mbajë formën që ka marrë.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …