Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar në Polici se është kanosur nëpërmjet telefonit nga ish-deputeti, Zafir Berisha. Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Ai bëri të ditur se rasti është raportuar në polici të shtunën, ndërsa thuhet se Totaj ka njoftuar se është kanosur për tri ditë me radhës. “Më datën 25.06.2022, Totaj ka raportuar rastin në Polici se ka qenë i kanosur përmes telefonit nga një i dyshuar Z.B. për tri ditë. Pas pranimit të informatës, ai është intervistuar lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dhënë urdhër që të intervistohet i dyshuari. Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e kanë shoqëruar të dyshuarin, i cili është intervistuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, tha Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …