Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me rastin e deputetit të Vetëvendosje, Mirsad Shkreta për vjedhjen e 50.000 eurove

Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me rastin e deputetit të Vetëvendosje, Mirsad Shkreta për vjedhjen e 50.000 eurove

Prokuroria Themelore në Prishtinë bëri të ditur se ka filluar  hetimet lidhur me rastin e raportuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, i cili rrëfen  se ia kanë  vjedhur 50 mijë euro në banesën e tij, në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, e cila thotë se me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të kësaj çështjeje penale. Por, në raportin vjetor të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), Mirsad Shkreta  ka deklaruar para të gatshme në dy institucione financiare, tri llogari në emër të bashkëshortes dhe një në të prindit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …