Lajcak

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak prej sot deri më 29 qershor do të qëndrojë për vizitë, në Kosovë

Ndërmjetësi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nga dita e sotme e  deri më 29 qershor do të qëndroj për vizitë në vendin tonë.  Mbase është një koincidencë, ashtu sikur  vizita e kancelarit  gjerman Sholc, në 144 vjetorin e Kongresit të Berlinit, përderisa Lajçak vjen në ditën e Betejës së Kosovës, sipas kalendarit julian, të Serbisë. Zyra e BE-së në Prishtinë  ka bërë me dije se Lajçak gjatë vizitës në Kosovë do të takohet me kryeministrin, Albin Kurti dhe liderët e partive kryesore opozitare. Fjalimi për media i emisarit Lajçak është planifikuar për të mërkurën, 29 qershor. Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën, më 28 qershor. Kohë më parë, vendet anëtare të  Bashkimit Evropian kanë pranuar që të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj. Në njoftim mes tjerash thuhet se gjatë qëndrimit në Kosovë, Lajçak planifikon të vizitojë Prizrenin dhe veriun e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …