Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i pranishëm në mbrëmjen falënderuese për delegacionet e mbi 150 vendeve të botës, të cilat zhvilluan Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes, në Shqipëri. Në fjalën e tij ai dha falënderime për presidentin Muhammed Alshammari dhe zëvendësin, Pirro Dhima. Ai me këtë rast tha: Na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me dyer të mbyllura, me kufij, me viza, certifikata. Kurse këtu në Shqipëri gjërat janë të thjeshta, për ne miqtë janë perëndia. Kjo gjë nuk është aspak diçka thjesht poetike, por bazohet tek kushtetuta jonë e parë, te kanuni i i shqiptarëve”, tha Rama. Ne ndihemi vërtet të nderuar e krenarë që kemi pritur dhe organizuar në Shqipëri këtë kongres të madh e të rëndësishëm. Kjo nuk do të kishte ndodhur pa punën e presidentit të Federatës së Peshëngritjes Shqiptare”, ka saktësuar në fjalën e tij kryeministri, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …