RTK-ja

RTK suspendon redaktorin, Arsim Halili për shkak të një statusi që ‘preku’ komunitetin e pederastëve

Promovuesit e të ashtuquajturit komunitet LGBT, që përfshin individët me devijime seksuale, kanë fituar fuqi të tillë ndikuese sa edhe të ndërhyjnë në mediet publike. Një koment i redaktorit të RTK-së, Arsim Halili që kishte shprehur averzionin e tij ndaj paradës së LGTB-së në Prishtinë, me gjasë do t’i kushtojë atij me suspendim nga vendi i punës. Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala ka kërkuar jo vetëm suspendimin e redaktorit, Arsim Halili nga vendi i tij i punës por edhe ka kërkuar nisjen e procedurave disiplinore ndaj tij. Më pas, drejtori i RTK-së ka paraqitur edhe një rregullore për gjoja standardet profesionale në RTK. Por për Mentor Shalën këto standarde përdoren në mënyrë të dyfishtë e sipas preferencave të tij. Ai asnjëherë nuk ka kërkuar suspendimin apo nisjen e procedurave disiplinore ndaj gazetarëve dhe redaktorëve të programit në gjuhën serbe, të cilët hapësirën e rezervuar në mediumin publik, e shfrytëzojnë edhe për mesazhe politike.  Përndryshe, Arsim Halili si njëri nga zërat më të fuqishëm në Sindikatën e Pavarur të RTK-së, në vazhdimësi ka kritikuar keq-menaxhimin endemik dhe keqpërdorimet e pafundme që ngjajnë në mediumin publik që paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …