U mbajt mbledhja e VI-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Deçanit, e udhëhequr nga kryesuesi, z.Hajdar Sutaj, në praninë e anëtarëve të Komitetit. Të pranishëm ishin edhe drejtori i Administratës, z.Jashar Dobraj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj.Dafina Cacaj, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj,Leonora Ukëhajdaraj, drejtoresha e Shëndetësisë, znj.Agnesa Vokshi dhe zyrtarë të tjerë. Për këtë mbledhje ishte propozuar ky rend pune:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2023-2025;
-
Shqyrtimi i planit për komunikim dhe marrëdhënie me publikun në komunë;
-
Shqyrtimi i model-rregullores për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunave me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane;
-
Shqyrtimi i Planit Lokal te Veprimit Rinor;
-
Shqyrtimi i rekomandimit të komisionit për emërim te rrugëve;
-
Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit për miratimin e vendimit paraprak për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës – parcelat nr.1256-0, nr.1257-0 dhe nr.4690-0 Zk. Deçan dhe formimi i komisionit vlerësues;
-
Shqyrtimi i kërkesës së Shoqatave të dala nga lufta për mbështetje financiare;
-
Të ndryshme.