Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zhvilluar sot takime të ndara me strukturat e saj, si Kryesinë, kryetarët e degëve, Aleancën e Gruas dhe forumin rinor të partisë, me qëllim të bashkërendimit të veprimeve të mëtutjeshme opozitare. Në këto takime u tha se pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në protestën e fundit, dëshmoi vendosmërinë dhe forcën e ndryshimit. Të pranishmit u pajtuan që gjithë veprimi i AAK-së të përqendrohet në ndaljen e Serbisë dhe në ndaljen e keq-qeverisjes në vend, duke i konsideruar këto si dy telashet më të mëdha për vendin. Përndryshe, AAK ka vlerësuar se propaganda mediatike për gjoja afrimin me PDK-në, është është pjesë e spekulimeve të disa strukturave politike, individëve dhe mediave të caktuara, të cilët janë kundër këtij ndryshimi dhe po e mbrojnë me mercenarizëm “stauskuon” në vend.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …