Gjatë vizitës në Gorazhdec të Pejës, kryetari Hashim Thaçi ka paralajmëruar se Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do të miratohet. Në takimin me serbët e këtij fshati, ai ka thënë se duhet të shikohen agjendat evropiane të Kosovës dhe jo interesat e palëve. I bindur në miratimin e kësaj marrëveshje është shprehur edhe amabsadori malazez në Kosovë, Radovan Miljaniq, i cili ka thënë se kjo çështje në qershor do të jetë në Kuvend dhe se nuk beson se do të ketë ndonjë problem.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …