“Task Forca” komunale inspektoi përdorimin e ujit nga konsumatorët në Malishevë

Është zhvilluar një aksion i inspektimit të konsumatorëve, përdorues të ujit nga sistemet e ujësjellësve në Komunën e Malishevës, për verifikimit e përdorimit racional të ujit për pije, për evitimin e keqpërdorimit të mundshëm të ujit dhe vetëdijesimin e konsumatorëve për përdorim racional të ujit, për shkak të mungesës së ujit. Kjo është bërë nga ana e “Task Forcës” komunale për menaxhimin e ujit për pije në territorin e Komunës së Malishevës. Këtë inspektim në kuadër të “Task Forcës” e kanë bërë zyrtarët e njësisë së “Hidroregjionit jugor” njësia në Malishevë, në bashkëpunim me inspektorët përgjegjës në Komunën e Malishevës. Gjatë inspektimit të bërë të disa lokacione, me theks të veçantë në objektet afariste, konsumatorët janë njoftuar për nevojën e harxhimit sa më racional të ujit, ndërsa është bërë e ditur se inspektim do të jetë i vazhdueshëm në tërë territorin e Komunës së Malishevës, aty ku ka furnizim me ujë nga sistemet në funksion. Po ashtu “Task Forca”, ju bën me dije të gjithë atyre që keqpërdorin ujin e pijes, se do të përballen me ligjet në fuqi. Kjo ‘Task Forcë” është formuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të furnizimit me ujë të pijes dhe menaxhimin e mbeturinave. “Task Forca” udhëhiqet nga nënkryetari i komunës, Vesel Krasniqi dhe përbëhet nga drejtuesit e drejtorive përkatëse komunale, Policia e Kosovës, “Hidroregjioni jugor” dhe “Ekoregjioni” njësitë në Malishevë.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …