Policisa

Policia e Kosovës nuk i ka lejuar disa serbë të provokojnë me simbole nacionaliste gjatë defilimit të tyre, në Gazimestan

Dhjetëra serbë janë mbledhur për të festuar “Vidovdanin” në Gazimestan të Kastriotit, një festë serbe që festohet më 28 qershor, sipas  kalendarit julian, në kujtim të Betejës së Kosovës të zhvilluar më 15 qershor të vitit 1389. Gjatë këtij manifestimi, Policia e Kosovës nuk i ka lejuar disa serbë që t’i afrohen vendit në Gazimestan, pasi bartnin fanella provokuese, ndër të tjera edhe katër shkronjat “S”. Serbët për çdo vit defilojnë në këtë vend, duke përkujtuar humbjen më të madhe të kohës dhe duke pretenduar se vetëm serbët kanë marrë pjesë në atë luftë, madje duke mohuar edhe përkatësinë arbërore të Milush Nikollë Danait- i mbiquajtur sipas emrit të fshatit, Kopiliq të Drenicës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …