leoni

Drizan Shala: Pensionimi i Kolonel Afrim Veselit, Feniks i Lirisë dhe Forcës sime

Afrim Veseli: Vidovdani i vitit 1989 dhe ky i sotmi

Po sot, unë jam i lirë dhe kam shtet, dhe ndihemi të gjithë të qet. E policia e shtetit tim, kujdeset për këtë qetësi tonën. Lufta për liri e UÇK dhe gjaku i dëshmorëve, dita e sotme të jetë ndryshe nga ajo e 1989, dita kur satrapi Millosheviq erdhi në Prishtinë. Po sot policia e shtetit tim ju heq fanelat e çetnikëve dhe i lenë të zhveshur si lakuriq nate. E habitshme dhe e pakpashme për civilizimin, se si një popull nuk ngopet me gjak të popujve të tjerë. Rast i mirë për studim gjenetik të tyre. Çka dhe si janë këta në pamje njeriu.

Po, 1989 kur erdhi Millosheviqi dhe fillojë drama e përgjakshme e Sllovenëve, Kroatëve, Boshnjakëve dhe Kosovës.

Atë vinte erë lufte, Prishtina ishte e rrethuar me milici dhe ushtri, në ajër nuk ndalonin helikopter dhe avionët Serb. Kudo dëgjohej muzikë dhe këngë që i këndonin çetnikët, kërkonin gjak shqiptarësh.

Prishtina dhe rruga nga Podujeva ishte e bllokuar për shqiptar. Llap e Gollak, në ankthë lufte për mbrotje të jetës së popullit. Frik? Jo, por druajtje e madhe.

Dula me disa shok e edhe Kema, djali i axhës tim, flisnim e s dinim ç të bënim. Vendosëm të dalim andej kah tregu i kafshëve, ku mendonim se kishim pamje andej nga Gazimestani. Mezi shkruam rrugicave të Kodrës së Trimave. Arritëm, shihej fusha andej, dëgjoheshin këngë çetnike, liturgji e priftërinjve   serb, që nxisnin masën aq të madhe të atyre që në pamje njeriu, po, ata këndonin SHIPTARE KLATI SVE. Nuk kuptojë as sot, s ka religjion dhe prijës fetar që nxitë vrasje popujsh. Aq kam lexuar por kurrë askund skam pa, e kam pa vetëm te priftërinjtë serb, korbat e zi, që ushqenin krime ndajë popujve të tjerë, e sidomos popullit tim.

Për një moment, të habitur nga ajo që shihnim dhe dëgjonim, një snajper serb diku nga larg, gjuajti aq afër nesh, fati, vetëm fati dhe Ne të shtrirë për tok, taman si ushtar u larguam barkas, ama qeshnim, qeshnim që snajperisti serb i dobët e nuk na qëlloi. Arma jonë, morali ynë edhe pse duar thatë.

E sot, jetojë i lirë ama i kujtojë korbat e zi të asaj dite.

E policia ime, e shtetit të lirë të Republikës së Kosovës i zhveshin korbat e zi e i lënë lakuriq.

Kosova është e lirë dhe demokratike.

Lavdi dëshmorëve të UÇK.

LIRIA KA EMËR-UÇK.

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …