Vitia mobilizohet për ofrimin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave në sezonin veror, gjithashtu kërkohet nga mërgimtarët që të lajmërohen si klient të përkohshëm

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Adnan Imeri, drejtori i Inspekcionit në Viti, kanë pritur sot në takim z. Senad Rama, kryeshef i kompanisë regjionale të menaxhimit të mbeturinave “Eco-Higjiena” nga Gjilani, dhe përfaqësuesi i kësaj njësie për Viti, z. Haxhi Qerimi. Gjatë këtij takimi është biseduar për mobilizimin dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira, për qytetarët gjatë sezonit veror. Në veçanti, u theksua se gjatë stinës së verës kemi shtim të qytetarëve, konkretisht me rritjen e fluksit të tyre dhe organizimit të ahengjeve të ndryshme rritet edhe kërkesa për shërbime shtesë. Gjithashtu, ata kërkuan nga qytetarët, në veçanti nga mërgimtarët të cilët vijnë për pushime në vendlindje të vizitojnë zyrat e Njësisë së Eco-Higjienës në Viti, dhe të njoftohen me mundësitë e grumbullimit të mbeturinave si klient të përkohshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …