Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për marrëveshjen e energjisë së arritur mes Kosovës dhe Serbisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për marrëveshjen e energjisë së arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se e konsideron si të mirë arritjen e marrëveshjes, mirëpo “në qoftë se dikush konsideron që marrëveshja është e keqe, unë mendoj se ka bërë gabim fatal që e ka pranuar  të zbatohet. Mustafa tha se bashkë me përfaqësuesit e ZRRE-së, KEDS-it e KOSTT-it kanë konstatuar se është dashur të nënshkruhet kjo marrëveshje, në mënyrë që të ushtrohet sovraniteti energjetik në gjithë Kosovën. Sipas tij, nuk është mirë që kjo marrëveshje të përcillet me konstatime negative “sepse si të tilla në qoftë se janë, kryeministri nuk është në gjendje ta dijë se çfarë po bën, ka saktësuar, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …