Edhe kësaj radhe ka pasur mosmarrëveshje mes mesin e deputetëve të pozitë dhe opozitë për intervistim në Komisionin Hetimor Parlamentar për dyshimet rreth keqmenaxhimit me energjinë 2006-2022. Deputeti Armend Muja i ka propozuar emrat e bartësve të institucioneve që kanë qenë në pozita të ndryshme vendimmarrëse gjatë atyre periudhave, por kjo është kundërshtuar nga deputetët e opozitës.
“Ne propozojmë që të ftohet Arben Xhukaj, Justina Pulaj- Shiroka, Ahmet Shala, Lorik Fejzullahu, Bedri Hamza, Ali Hamiti ish-kryesues i bordit të ZRRE-së, Fadil Çitaku, Faton Dega, Teuta Beselica, Bernand Atlant – këshilltar i transaksionit në lidhje me vendimmarrjen e ZRRE-së humbjet teknike dhe marrëveshjen me KEDS në atë kohë. Po flitet për privatizim po flasim për fazën e post privatizimit, e kërkojmë Fllanza Hoxha, Berat Rukiqi, kryesues i bordit të KEK-ut në atë kohë”, ka thënë Muja. Këtë propozim e ka kundërshtuar deputeti Armend Zemaj nga LDK-ja , i cili ka kërkuar rishikimin e listës. Pas debatit opozita e ka lëshuar mbledhjen duke mos ua mundësuar kuorumin për votimin e listës e cila shtyhet për një fazë tjetër.