Oliver Varhelyi

Komisioni Evropian sqaroi se nuk ka planifikuar asnjë udhërrëfyes të ri për liberalizimin e vizave për Kosovën sikur tha Varheli

Komisioni Evropian sqaroi se nuk ka planifikuar asnjë udhërrëfyes të ri për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe se mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet. Ky sqarim pasoi një deklaratë të komisionarit për zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, i cili tha se Komisioni është i gatshëm që, bashkë me vendet anëtare, të përpilojë një udhërrëfyes shtesë për të adresuar disa shqetësime specifike. Varheli ishte treguar  gatshëm  gjoja t’i ndihmonte  Kosovës që së bashku me shtetet anëtare, të vendosin një udhërrëfyes për t’i adresuar shqetësimet specifike. Autoritetet e vendeve anëtare, agjencitë e rendit dhe ligjit, forcat e policisë kanë nevojë të angazhohen në terren për t’i ndihmuar Kosovës. Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm t’i japim Kosovës gjithë ndihmën financiare, teknike dhe politike për këtë proces”, kishte saktësuar  Varheli. Kjo deklaratë, sipas diplomatëve evropianë, nuk ka qenë në përputhje me qëndrimet e Komisionit Evropian dhe ka dalë jashtë asaj që është thënë ditëve të fundit rreth kësaj teme.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …