Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Rahovecit, është miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023 – 2025

KK i Rahovecit, sot mbajti mbledhjen e rregullt, ku ndër pikat me interes të veçantë ishte edhe Shqyrtimi dhe Miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2023 – 2025. Kësisoj, me shumicë votash, këshilltarët e Kuvendit Komunal në Rahovec, miratuan Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2023 – 2025, e cila ka në fokus:

– Qeverisjen e mirë dhe të përgjegjshme;

– Përkrahjen e fermerëve;

– Projekte infrastrukturore dhe shërbime më të mira publike;

– Investime dhe prioritete për ngritjen e cilësisë në edukim dhe arsim;

– Investime publike dhe përkrahje për kulturën, sportin, rininë, trashëgiminë kulturore dhe historike;

– Investime në modernizim, pajisje dhe ofrim të shërbimeve më të mira shëndetësore;

– Projekte dhe investime në funksion të turizmit dhe ekonomisë.

Buxheti i përgjithshëm për vitin 2023 është 17.548.240.00€, ku nga të hyrat vetanake të planifikuara kemi: 1,445, 603.00 €.

Për Paga dhe Mëditje janë: 8.453.088.00 €, Mallra dhe Shërbime:  2.203.829.00€, Shpenzimet komunale:  370.000.00€.

Subvencione dhe Transfere: 820.000.00 €,

Investime kapitale  5.701.323.00 €.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Është në traditën e shqiptarëve që në vendime të mëdha të jenë të bashkuar, ashtu si edhe sot që u dëshmuan këshilltarët e subjekteve politike në kuvend, të cilët vazhduan kulturën dhe traditën, duke miratuar Kornizën  Afatmesme Buxhetore (KAB) 2023 – 2025 me shumicë votash. Kryetari Latifi i ka falënderuar grupet politike që përfaqësohen në Kuvend dhe këshilltarët, në veçanti ata që votuan PËR, si dhe të gjithë të tjerët për qëndrimin e tyre konstruktiv. Po ashtu, ka falënderuar edhe Kryesuesin e KK z. Defrim Kafexhiu, të gjithë bashkëpunëtorët e tij, drejtorin e financave Afrim Limanin, të gjithë drejtorët e drejtorive si dhe të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit të angazhuar për gjithë përkushtimin e treguar për këtë dokument të rëndësishëm, i cili reflekton një analizë të hollësishme të shpenzimeve publike dhe përcakton parametrat dhe prioritetet kryesore për zhvillimin e vazhdueshëm të buxhetit vjetor komunal. Gjithashtu, KAB- komunal, siguron mekanizmat e nevojshëm për arritjen e objektivave, prioriteteve, të identifikuara në dokumentet strategjike të komunës, përmes integrimit sa më të mirë në procesin buxhetor.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …