Lajçak

Mirosllav Lajçak: Çështja e shqiptarëve në Serbi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka thënë se çështja e shqiptarëve në Serbi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut. Nëse Kosova dëshiron ta bëjë pjesë të dialogut, atëherë i takon asaj  të propozojë këtë dhe pastaj të shihet nëse do të pajtohet edhe Serbia, sepse janë palët ato që vendosin se çka është pjesë e agjendës. “Unë nuk e detyroj askënd sepse me të vërtetë besoj që ju dëshironi të normalizoni marrëdhëniet dhe roli im është që të ndihmoj në këtë proces. Ai  ka shtuar se kjo temë asnjëherë nuk është propozuar zyrtarisht apo formalisht Mirosllav Lajçak ndërkohë ka folur edhe për listën e detyrave të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë që nuk janë realizuar ende.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …