Sot në Kuvendin e Kosovës do të zhvillohet debat parlamentar lidhur me ngritjen e pakontrolluar të çmimeve. Seanca është thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilën e kanë mbështetur edhe partitë e tjera opozitare. Në këtë seancë pritet të ketë sugjerime për Qeverinë sesi ta duhet ta trajtojnë situatën e inflacionit. Pastaj do të kërkohet heqja e akcizës për karburantet, por edhe tërheqja e një pjese të mjeteve të Trustit. Po ashtu, kërkesë e kahershme drejtuar kryeministrit Albin Kurti ka qenë edhe votimi i Projektligjit për Paga. Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe Projektligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, pastaj projektligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë e të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …