Komandanti i Zonës Operative të Drenicës, gjatë luftës, Sami Lushtaku, ka komentuar një deklaratë të më hershme të ministrit aktual të Financave, Hekuran Murati në lidhje me veteranët e UÇK-së. Sami Lushtaku ka thënë se kjo fushatë kundër UÇK-së ka nisur shumë herët, nga Serbia e shërbimet ruse dhe Vetëvendosja. Domethënë janë tre mekanizma që në vazhdimësi e kanë luftuar UÇK-në. Prandaj nuk është befasi prej Hekuran Muratit dhe prej Albin Kurtit, i pres edhe prej një pjese të Vetëvendosjes këto goditje. Unë mendoj që Kosova është çliruar me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asnjë ushtar i UÇK-së nuk e ka besuar që do të shpëtonte gjallë. Kurrë, ama kurrë, ai që e ka kapë pushkën, por edhe një pjesë e qytetarëve që e kanë ndihmuar luftën nuk e kanë besuar që do të presim edhe pavarësinë e ndërtimin e institucioneve tona”, ka thënë Lushtaku. Prandaj janë të turpshme, mesazhet e Hekuran Muratit. Kjo që po ndodhë me veteranët është për mjerim. Këta po akuzojnë qeveritë e kaluara, po hajde tash kjo qeveri që ka ardhur le ta bën një hap minimum për këtë kategori të ndjeshme, ka thënë mes tjerash, Sami Lushtaku.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …