Ajvaz Berisha

Eprori i lartë i UÇK-së gjatë luftës, Ajvaz Berisha, ka reaguar kundër një deklarate skandaloze e naive të ministrit, Hekuran Murati

Eprori i lartë i UÇK-së gjatë luftës, Ajvaz Berisha ka reaguar kundër një deklarate skandaloze  të ministrit Hekuran Murati. Ai ka thënë se është debatuar shumë lidhur me numrin e veteranëve, me të cilën shifër s’jam pajtuar asnjëherë. Të gjithë ata komandantë që pajtohen me këtë shifër aq të stërmadhuar janë demagogë dhe hipokritë, pasi sipas tij numri i veteranëve nuk e kalon shifrën mbi 17 mijë  pjesëtarë. Ajo që me shtyri të shkruaj është deklarata  naive, injorante e ministrit Hekuran Murati i kishte thënë se  “Ma mirë t’ i kishim paguar 20 mijë  mercenarë dhe do e kishim çliruar vendin”. Sa qesharake dhe shumë naive. Ky mjeran nuk e kupton që për të ardhur deri të çlirimi nga Serbia është dashur një shekull përpjekje e këtij populli, ose të them ndryshe e pjesës ma të mirë të këtij populli. Njëqind vite përpjekje, burgosje, torturime, rrahje brutale, dhunime të gjeneratave të ndryshme e të individëve siç është mësuesi Fazli Grajçevci, baca Adem 28 vite burgim të rëndë e mijëra  të tjerë. Kaq të thjeshtë e sheh çlirimin ky ministër fëmijë i keq e naiv. Sikur të ishte kaq i thjeshtë çlirimi i një vendi me 20 000 mercenarë shumë popuj të okupuar do ishin çliruar. Sikur të ndodhte një deklaratë e tillë nga një ministër në Kroaci ose ndonjë vend ku është luftuar do kishte protesta deri në dorëheqjen e tij. Ky njeri me këtë deklaratë ka lëvizur edhe eshtrat e dëshmorëve në varr. Turpi e mbuloftë, por lë ta di se luftëtaret e vërtetë, familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës nuk do e harrojnë kurrë një deklaratë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …