Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Defrim Kafexhiu, dje, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Në mbledhje i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe drejtorët e drejtorive komunale. Është larguar pika e pestë (5) nga rendi i ditës:
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-00377K-0, 00444K-0 dhe 02214K-0 në zonën kadastrale Xërxë;
Kurse janë shtuar pesë (5) pika të tjera:
-
Shfuqizimi I vendimit 332/22 për caktim lokacioni për hapësirë për biznese.
-
Shfuqizimi i vendimit 329/22 për plotësim dhe ndryshimin e vendimit 296/22 për caktim lokacioni për ndërtimin e morgut për nevojat e fshatit Hoçë e Vogël.
-
Shqyrtimi I vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e morgut për nevojat e fshatit Hoçë e Vogël
-
Informatë rreth Raportit 6 mujor të punës së Kryetarit të Komunës.
-
Vendim për ndërrim të akronimit të shkollës Selajdin Mullabazi.