Shkolla “Rifat Berisha”, ka shënuar 53 vjetorin e saj  

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Rifat Berisha”,  ka shënuar 53 vjetorin e saj. Në shënimin e ditës së shkollës, ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, bashkë me drejtorin komunal të arsimit, Avdi Morina, familjarë të Rifat Berishë, historian dhe shumë qytetarë të tjerë.

Në këtë shënim të ditës së shkollës, u fol për historinë e shkollës, si dhe për jetën dhe veprën e Rifat Berishës, i cili 67 vite më parë, u vra tradhtisht në një kurth të ngritur nga shteti komunist jugosllav, në Gajrak të Malishevës.

Në këtë ditë të shënuar, ishin prezent edhe familjarë të Rifat Berishës, të cilët që nga ajo kohë jetojnë në shtetin amë, Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …