Kryeministri, Kurti

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se është evidente rritja e çmimeve, por jo vetëm në Kosovë

Kryeministri,  Albin Kurti, ka thënë se është evidente rritja e çmimeve, por jo vetëm në Kosovë, duke pretenduar t’ iu bëjë me dije deputetëve për një gjendje të tillë, sikur ata të mos dinin gjë për krizën. Sipas tij, çmimet janë rritur globalisht dhe qeveria e tij është duke bërë përpjekje që të marrë masa. Ai ka shtuar se qeveria është përpjekur që të parandalojë presionet e inflacionit të brendshëm.  Ju kujtohet sesi vitin e kaluar pati nisur një rritje e çmimeve pa asnjë bazë. Për çmimin e karburanteve kemi marrë disa masa ku kemi përcaktuar marzhën e fitimit. Kurti është lavdëruar për ndarjen e mjeteve financiare prej 100 eurove për disa kategori sociale, duke  pretenduar se nga kjo ndihmë, “është dëgjuar për herë të parë dora e shtetit”. Po ashtu, ai ka përmendur edhe lëkundjet në rritjet e çmimeve nga ana e tregtarëve, të cilët i ka quajtur manipulantë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …