Kryetari Bahtiri mori pjesë ne prezantimin e KEDS-it për planin zhvillimor të rrjetit Elektrik në Kosovë

Kompania për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ka prezantuar  Planin zhvillimor të rrjetit elektrik në Kosovë.

Pjesëmarrës ishin: kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe kryetarë të tjerë të komunave, ministrat e fushës së ekonomisë, dhe përfaqësues të tjerë që kanë të bëjnë me energjetikën dhe ekonominë.

Kryetari Bahtiri edhe në këtë takim ka kërkuar që në Zonën Industriale në komunën e Mitrovicës të ketë furnizim me energji elektrike 24h, si faktor i domosdoshëm për zhvillim ekonomik.

Drejtori Menaxhues i KEDS-it, George Karagutoff, ka thënë se deri në vitin 2025 do të investohen deri në 300 milionë euro, me 1 700 transformatorë të rinj.

Kurse, Enver Halimi, nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, tha se investimet e ardhshme do ti shtrijmë në rrjetin e shpërndarjes, duke u mbështetur në rritje të ngarkesës dhe do të ndikojmë në zvogëlimin e humbjeve të Energjisë elektrike.

Energjia elektrike e mundëson zhvillimin ekonomik dhe është e domosdoshme për çdo amvisëri, gjë që e lartëson rëndësinë e këtij prezantimi, ku u  paraqiten planet për avancimin e rrjeti energjetik e cila është një nga fushat më të rëndësishme të një vendi.

Plani zhvillimor paraqet në detaje investimet në secilën lagje të secilit lokalitet për vitet 2016-2025.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …