leoni

Kanë rifilluar punimet në ndërtimin e zhveshtoreve dhe tribunave të stadiumit në Malishevë

Kanë rifilluar punimet në ndërtimin e tribunave shtesë, zhveshtoreve dhe pjesës tjetër të infrastrukturës së stadiumit “Liman Gegaj” në Malishevë. Punimet në rifillimin e punimeve, i ka parë nga afër sot, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, i cili ka thënë se stadiumi do të jetë i gatshëm për sezonin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në futboll. Në stadiumin e qytetit në Malishevë, janë duke u ndërtuar tribunat, me qëllim të rritjes së kapacitetit të stadiumit dhe në të njëjtën kohë janë duke u ndërtuar zhveshtoret, zyrat dhe pjesa tjetër e nevojshme e infrastrukturës së stadiumit. Drejtori Morina, ka thënë se “planifikimi ynë është që stadiumi të jetë i gatshëm në fillimin e sezonit të garave të elitës së futbollit të Kosovës, ku bën pjesë edhe FC “Malisheva”, ndërsa punimet janë duke u zhvilluar sipas standardeve”.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …