Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se javën e ardhshme do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se tashmë Shqipëria do të negociojë me BE-në për tu bërë pjesë e unionit. “Javën e ardhshme do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri. Tashmë Shqipëria do të negociojë me Bashkimin Europian për t’u bërë pjesë e unionit. Propozimi francez hap rrugën e nisjes së negociatave me BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veroit”, tha Balla në Kuvend. Maqedonia e Veriut ka pranuar propozimin francez duke i hapur rrugën kështu një marrëveshjeje me Bullgarinë. Arritja e kësaj marrëveshjeje do të zhbllokonte më pas edhe procesin e negociatave për Shkupin e Tiranën, duke sjellë mbajtjen e shumë pritur të konferencës së parë qeveritare. Kryetari francez Emmanuel Macron në samitin e NATO-s në Madrid, tha se palët janë afër një kompromisi.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …