Kandidati për deputet i Kosovën Lindore, Shaip Kamberi, është rizgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë, pasi ka siguruar 698 vota në zgjedhjet që janë mbajtur në Tërnoc të Madh të Bujanocit. Pas përfundimit të votimit, Kamberi tha se kësaj radhe dreqërit mbetën të parëndësishëm, herën e kaluar patën ndikimin e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor dhe i sollën një mundim të madh të gjithë fshatit. Megjithatë shqetësimet janë shumë të shumta, si produkt i diskriminimeve nga qeveria, nga mosnjohja e diplomave, mos-zhvillimi ekonomik, që po ndikon në zbrazjen e rajonit. Gjendja në Medvegjë, Bujanoc, e Preshevë, po rëndohet së tepërmi me fshirjen e listave të qytetarëve që nga dhuna janë detyruar të lënë trojet e tyre, tha ai. Shaip Kamberi është i vetmi deputet shqiptar në parlamentin serb, edhe për nga numri shqiptarët po të dilnin me një listë të vetme mund të fitonin tre vende, por përçarja në mesin e tyre, ashtu sikur te të gjithë shqiptarët, ka bërë që ata mezi ta fitojnë vetëm një ulëse në Kuvendin e Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …