Komisioni për zgjedhjen e kryetarëve të këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane nga Kuvendi Komunal i Rahovecit, zhvilluan mbrëmë takimin e paraparë, për zgjedhjen e kryetarit të këshillit lokal të fshatit Sapniq. Pas një procesi të rregullt dhe demokratik, Mensur Gashi u zgjodh kryetar i këshillit të fshatit Sapniq si dhe u zgjodh këshilli në përbërje prej 9 anëtarëve.
Urime dhe punë të mbarë kryetarit dhe këshillit lokal të zgjedhur!