Kryetari Latifi para disa ditësh vizitoi punimet që po kryhen për ndërtimin e kanalit të kullimit nga Rahoveci (vazhdim i rregullimit të shtratit të lumit Duhllo, ku më poshtë i bashkohet edhe rrjedha e lumit Rimnik) deri në Fortesë (Rimnik), me gjatësi 5,005 metra dhe me gjerësi 7.5 metra. Në kuadër të projektit hyn edhe ndërtimi i kolektorit për ujërat e zeza, i cili zgjidh një problem të madh për qytetarët. Kryetari Latifi u shpreh i kënaqur me cilësinë e punës dhe me intensitetin e zbatimit të planit dinamik, duke shpresuar që kushtet atmosferike të jenë të përshtatshme dhe punët të ecin mbarë deri në përfundimin këtij projekti të rëndësisë së veçantë.