leoni

Janë regjistruar katër raste të reja me covid-19 në Komunën e Malishevës

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe katër raste të reja me covid-19. Kjo është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me Shtabin Emergjent Komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga paraqitja e rastit të parë, e deri në ditën e sotme, gjithsejtë janë regjistruar 3478 raste me covid-19, prej tyre 3390 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë 6 raste. Shtabi Emergjent Komunal për menaxhimin e situatës me covid-19 në Komunën e Malishevës, ju bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të respektojnë masat anti-covid, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …