Pas deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti, i cili ka thënë se është kryeministër e jo komentues, ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ka thënë se kur janë në pyetje kundërshtarët e tij politikë, Kurtit i dalin damarët në foltore të Kuvendit, duke folur e komentuar veprimet e para 20 viteve. ndërsa kur janë në pyetje këta çakejt e tij, ai nuk i komenton ligësitë e tyre, sikur ato të ministrit të tij Hekuran Murati. Ti Albin veç Kryeministër nuk je për deri sa ende se ke kuptuar se në Kosovë as nuk ka e as nuk ka me pasur asnjëherë diçka më madhore se UÇK-ja. Ti Albin Kurti je një hipokrit, një mashtrues, ka thënë, Ganimete Musliu.
