Vladimir Putin

Putin: Sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore po përshpejtojnë bashkimin midis Rusisë dhe Bjellorusisë

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, ka siguruar se sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore ndaj vendit të tij, si rezultat i pushtimit të Ukrainës, po përshpejtojnë bashkimin midis Rusisë dhe Bjellorusisë. Putin, gjatë fjalimit të tij në Forumin e Rajoneve të Rusisë dhe Bjellorusisë, ironizoi “Perëndimin kolektiv” dhe vendimet e tij për të ndaluar Rusinë përmes sanksioneve ekonomike dhe sociale. Ndërkohë kryetari  i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i ka cilësuar sanksionet perëndimore si “të çmendura dhe të paligjshme”. Ashtu si Putini, edhe ka theksuar se vendet e Perëndimit po e shtyjnë Rusinë dhe Bjellorusinë drejt përshpejtimit të bashkimit të tyre në një union.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …