Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se javët e fundit ka pasur rritje të ndjeshme të rasteve të reja të infektuar me virusin korona. Kjo ka bërë që të shumëfishohet edhe numri i rasteve aktive. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga testimi i 736 mostrave, 205 kanë dal të jenë pozitive, pra afër 30 për qind e tyre. Rritja e madhe e rasteve të infektuara ka bërë që numri i rasteve aktive me këtë virus të arrin në 897. Ministria e Shëndetësisë ju ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin edhe dozën e tretë të vaksinës. “Vendet e rajonit, por dhe vendi ynë po shënojnë ditëve të fundit rritje të rasteve të COVID-19. Mënyra më e lehtë dhe më praktike për të ulur rrezikun dhe për t’u mbrojtur nga COVID-19 mbetet vaksinimi, krahas respektimit të masave të tjera parandaluese”, thuhej nëmës tjerash në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …