Dëmet financiare nga ndërhyrjet e Serbisë në sistemin energjetik të Kosovës mbi 100 milionë euro

Krasniqi: Marrëveshjen për energjinë kryeministri Kurti e ka kundërshtuar në kohën sa ishte në opozitë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se për shkak të papjekurisë së kryeministrit, Albin Kurti, Kosova i ka humbur 7 vite. Ai ka thënë se marrëveshjen për energjinë në pjesën veriore të Kosovës kryeministri Kurti e ka kundërshtuar në kohën sa ishte në opozitë. “Lajmi i mirë është që Kurti dhe Qeveria e tij po e kuptojnë që këto marrëveshje kanë qenë për të mirën e vendit dhe për ta integruar në sistemin jo vetëm energjetik, por edhe legal të Kosovës së veriut. Lajm i keq është se kundërshtimi i tyre dhe papjekuria e tyre politike na kanë humbur 7 vjet si në këtë rast. Përgjegjësitë dhe obligimet e tij janë që të punojë në interesin e qytetarëve të Kosovës dhe interesin e shtetit tonë si njësi e rregulluar brenda Kushtetutës që e kemi” ka vlerësuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë intervistës për Ekonomia Online.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …