“Grupi Kumanova”
Askush nga zyrtarët shqiptar, nga Shqipëria apo nga Kosova e mos të flasim nga Maqedonia e Veriut nuk e marrin mundin, madje as nuk kanë “Guxim” të flasin të paktën, për djemtë shqiptar të Grupit Kumanova.
U rrahën u dhunuan në format më çnjerëzore të mundshme, nga aparati shtetëror i Maqedonisë dhe u dënuan nën akuzën, “për terrorizëm” edhe me burgim të përjetshëm me 746 vjet burg.
Për veprën terrorizëm, janë akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm.
Të burgosur, të dhunuar dhe me një gjendje të mjerë pa ushqim dhe pa kushte elementare, burrat e “Grupit Kumanova”, mbahen padrejtësisht dhe askush nga zyrtarët e MJERË shqiptar, nuk e thonë asnjë fjalë!
O zyrtar të mjerë shqiptar….
Ju dini, mundeni dhe ç’doher katandiseni dhe jeni të ngrefosur, vetëm ndaj njëri tjetrit dhe asnjëher të vetme, për shqiptarët dhe për shtetin!
Dinjitetin nuk e keni pasur kurrë dhe tash po e shohim se e keni humbur edhe Identitetin kombëtar….!!!!
Duke e njohur mentalitetin e zyrtarëve shqiptar nga këto “Troje shqiptare”, gjegjësisht tani shtete, t’cilat edhe pse janë të ndara padrejtësisht, këta zyrtar me mentalitet MUJSHAR, nuk shohin më shumë se një metër larg dhe janë të “humbur”, nga jeta luksoze mbi kurrizin dhe gjakun e SHQIPTARËVE!
Unë personalisht, aspak nuk çuditem.
Uroj dhe shpresoj të PAKTËN DREJTËSI, për “Grupi Kumanova”.