Drejtori Pira flet rreth fushatës së korrje-shirjeve në Viti, kërkon nga fermerët që ta dorëzojnë grurë në qendrat e grumbullimit të marrin vërtetimin e dorëzimit për të fituar nga pagesat direkte të Ministrisë

Në komunën e Vitisë, para dy ditësh ka filluar fushata e korrje-shirjeve. Me këtë rast dje kryetari Sokol Haliti, ka vizituar nga afër fushatën e korrjeve, ku u interesua rreth kësaj fushata.  Ndërkaq sot Naim Pira, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, theksoj se fushata e korrje-shirjeve në këtë komunë po ecën mbarë dhe shtoj se me vendim të kryetarit Haliti, është formuar edhe Komisioni Komunal për përcjelljen e korrje-shirjeve. Sipas tij ky komision ka për detyrë që të përcjell korrje-shirjet e drithërave të bardha në territorin e komunës së Vitisë dhe të paraqes një raport për përfundimin e kësaj fushata. Drejtori Pira tha se sipas të dhënave fillestare në këtë komunë rendimentet e grurit janë rreth 4000 kg për hektarë.  Ai kërkoj nga fermerët që dëshirojnë të përfitojnë nga pagesat direkte të MBZHR-së që pas dorëzimit të grurit në qendrat e grumbullimit të marrinë vërtetimin për dorëzim.  Drejtori Pira potencoi se në komunën e Vitisë  janë të mbjellura rreth 2850 hektarë  me drithëra të bardha dhe shtoj se janë gjithsej 100 autokombajerë që veprojnë në Viti. Përndryshe sipas të dhënave të DBZHR-së në Viti, fushata e korrje-shirjeve mund të përfundoj brenda 10 dite por kjo varësisht edhe nga moti që do të mbretëroj në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …