leoni

Kryetari Haliti uron qytetarët amerikan me rastin e ditës e pavarësisë së ShBA-së

Kryetari Haliti uron qytetarët amerikan me rastin e ditës e pavarësisë së ShBA-së. Në këtë datë të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e 4 korrikut, i uroj gjithë qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e pavarësisë së këtij vendi mik, me të cilët ndajmë shumë vlera të përbashkëta. Populli ynë vlerëson lartë mbështetjen Amerikës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Komuna e Vitisë, por edhe e gjithë Kosova ju është mirënjohëse ShBA-së për atë se çka ka bërë dhe po bënë për popullin tonë si para luftës, gjatë saj por edhe në shtet ndërtim. Gjithashtu, ne si komunë kemi nderin që brenda territorit tonë operojnë ushtarët e ShBA-së të cilët gjithmonë janë pranë nesh, andaj një falënderim të veçantë edhe për të gjithë ata që në këtë ditë kremte nuk janë pranë familjeve të tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dita e pavarësisë tuaj është edhe dita jonë, sepse liria dhe demokracia jonë, është edhe e juaja.

Zoti e bekoftë popullin amerikan!

Sinqerisht

Sokol Haliti

Kryetar i komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …