Mërgimtarët gjallërojnë Rahovecin

Si çdo vit, në fillim të korrikut, Rahoveci fillon të mbushet me qindra e mijëra mërgimtarë nga Evropa dhe Amerika e largët. Ata vijnë jo vetëm për të pushuar, por edhe për t’u çmallur me familjet e miqtë, me vendin e shtëpitë ku kanë lindur e janë rritur. Ata vijnë në vendin e tyre. Komuna e Rahovecit edhe këtë vit është e angazhuar maksimalisht që të krijojë kushte sa më të mira, në mënyrë që mërgimtarët të kënaqen edhe këtë verë.  Kryetari Smajl Latifi ka thënë se, jemi mobilizuar për shërbime administrative komunale e që të ketë vendparkime të mjaftueshme për ta, si dhe të organizojmë ngjarje kulturore e takime të përbashkëta për t’u çmallur, por edhe për të shkëmbyer ide dhe përvoja për projekte të reja zhvillimore në komunën e Rahovecit. Asnjë intrigë e përpjekje dashakeqe nuk mund t’i pengojë bashkatdhetarët tanë që ta duan e ta ndihmojnë Atdheun e tyre. Sa më gjatë që jetojnë e punojnë në mërgim, aq më shumë e duan Rahovecin e Kosovën – dhe aq më shumë i duam dhe ne ata. Ne po angazhohemi me vullnet të hekurt për të krijuar kushtet e nevojshme, që një ditë vëllezërit tanë të kthehen në vendin e tyre, që të punojnë e investojnë në ekonominë tonë. Kjo është një aspiratë që do të bëhet realitet, nëse punojmë të gjithë për të mirën e përbashkët, për shtetin e kombin tonë! Edhe këtë verë, mirë se vini, të dashur bashkëvendës të çmuar! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …