Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka deklaruar se Beogradi zyrtar nuk dëshiron të shkaktojë probleme në Kosovë, por sipas tij edhe nuk do të rrijë duarkryq, nëse dikush e godet me shqelma dhe grushte. Sipas tij serbët “po kërcënohen me konfiskim të pronës private” pas vendimit të ekzekutivit kosovar që obligon kthimin në RKS të targave të komunave paralele. “Duke e njohur popullin tonë në Kosovë, ata sigurisht nuk do të pranojnë që t’u merret diçka, as me qejf e as me dhunë”, ka paralajmëruar Selakoviqi në një intervistë për Politika. Kryetari Aleksandër Vuçiq, ka vlerësuar se vendimet e fundit të Kosovës janë kërcënim serioz për sigurinë, pasi sipas tij, Qeveria e Kosovës ditë më parë ka miratuar vendimin, i cili obligon kthimin në “RKS”-së të targave të komunave paralele.