Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është cituar të ketë deklaruar se do ishte një gabim i madh nëse Maqedonia e Veriut nuk do të pranonte propozimin e kryetarit francez, Emanuel Macron lidhur me zgjidhjen e ngërçit që ka ky shtet me Bullgarinë. Gjatë një interviste për televizionin “Kanal 5” në Shkup, Rama apeloi që drejtuesit e Maqedonisë së Veriut të pranojnë propozimin që i hap rrugë procesit të negociatave për Tiranën dhe Shkupin. E kam ndjekur në vijimësi të gjithë punën e madhe që është bërë veçanërisht në Madrid për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve të Maqedonisë së Veriut dhe mund t’ju them që Presidenti Macron ka ushtruar të gjithë influencën e tij duke punuar 48 orë pa pushim, natë e ditë dhe falë marrëdhënieve të mira me të, por edhe falë Bujar Osmanit që ishte i jashtëzakonshëm për durimin, qëndresën dhe kokëfortësinë, propozimi i ri, i cili është dhe përfundimtari për ju që ta kuptoni, ka dalë dhe unë besoj fort që ka ardhur koha e duhur dhe është absolutisht një ide e mirë t’a zbatoni dhe të hapni këtë derë”, theksoi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …